Paraditen e sotme një 46 vjeccar është gjetur i vrare brenda BMW së tij në
Shkodër.
Sipas Policisë, autori është akoma i paidentifikuar ndërsa kudo janë ngritur
pika kontrolli.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan,
Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat,
Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh
Shkodër dhe forcat Speciale Renea
Janë ngritur
pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 12:39