E përplasi kamionçina, ndërron jetë 50-vjeçari në Elbasan
Një aksident me pasojë vdekjen e një vjeçari">50-vjeçari">vjeçari">50-vjeçari ka ndodhur sot në ELbasan.

vjeçari">50-vjeçari">vjeçari">50-vjeçari me inicialet, G.K po lëvizte me bicikleten e tij kur është përplasur nga një kamioncinë.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur ti shpetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori