Donika Prela aplikon për SPAK
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela aplikon për të qenë pjesë e SPAK, struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pak javë më parë, Donika Prela u Komisioni i Pavarur i Kualifikimin i dha dritën jeshile për të vazhduar në sistemin e drejtësisë, duke kaluar kështu tre shtyllat ku mbështetet Vettingu.

Listës së aplikantëve për t’u bërë pjesë e SPAK, i janë bashkuar edhe 4 emra të rinj, ndërsa nesër mbyllet afati i aplikimit.

Kështu ka shkuar në 20 numri i aplikantëve, me konkurrimin e Altin Dumani dhe Enkeleda Osmani (Xhengo), Elida Kackini ( Celami), Enkeleda Millonai dhe Donika Prela. /albeu.com./
Shtuar më 20/02/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori