Donald Lu i shkon në zyrë Fatmir Xhafajt
Pëlqej
Ditën e sotme ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka nisur një takim urgjent me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn.

Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet qëllimi i takimit por mësohet se ai vjen pas shpalljes së Xhafajt për procesin e Vettingut në Policinë e Shtetit.

Vetëm pak ditë më parë, Xhafaj ka firmosur nisjen e punës për ngritjen e strukturave që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.

Por një arsye tjetër mund të jenë edhe ngjarjet e fundit kriminale në Elbasan, ngjarje të cilat akoma nuk kanë asnjë autor. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2017, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori