"Le të ketë vrasje në Elbasan në 30 qershor", merret në pyetje nga Krimet e Rënda ish-deputeti
Është shoqëruar nga policia e Elbasanit ish-deputeti i PD-së Aurel Bylykbashi.

Ai tha pak orë më parë se do të ketë vrasje në Elbasan në datën 30 qershor. Bylykbashi po merret në pyetje nga Krimet e Rënda.

Ish-deputeti ka bërë disa deklarata të forta “Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Ndërkohë shoqërimi i Bylykbashit vjen si pasoje e deklaratave që nxisin dhunë.

“Nga ana tjetër është data 30. Ka shume zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do të ketë lufte civile, do te ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojmë zgjedhje ne 30 Qershor!! Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!!”, ishte kjo deklarata e Bylykbashit.

Këto deklarata u bënë në një takim të hapur të drejtuesve të partive të opozitës ku të pranishëm ishin edhe ish-deputetë të PD si edhe përfaqësues të shoqërisë civile, medias, të biznesit, anëtarët e saj kërkuan qetësimin e situatës, pasi vendi është drejt një konflikti civil.
Shtuar më 25/06/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori