Katër nxënës përfundojnë në spital me shenja helmimi
Katër nxënës të shkollës 9-vjeçare në Golem janë helmuar nga gazi i një spraji.

Mësohet se fëmijët përkatësisht të moshave 14 vjeç kanë qenë duke luajtur me njëri tjetrin me sprajin që përdoret për vetëmbrojtje, por që përmban lëndë kimike.

Në momentin që ata e kanë hedhur në drejtim të njëri tjetrit, ata kanë nisur të ndjehen keq, duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Fëmijët janë transportuar drejt spitalit të Durrësit dhe Kavajës. Sipas mjekëve nxënësit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa rrezik për jetën, paçka se kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje./abcnews.al
Shtuar më 22/11/2019, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori