Digjet masa me mbeturina, flakët përhapen dhe rrezikojnë disa banesa në Elbasan
Një tjetër zjarr është regjistruar në minutat e fundit në qytetin e Elbasanit.

Një masiv me mbeturina është djegur dhe përhapja e flakëve po rrezikon disa shtëpi private. Vatra e zjarrit është regjistruar në rrugën drejt spitalit të qytetit.

Nga informacionet e fundit mësohet se kanë zbarkuar në terren dy automjete të forcave zjarrëfikëse.

Nuk ka të dhëna se cili është shkaku i ndezjes së zjarrit.
Shtuar më 21/08/2019, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori