“Turp për këdo që ju shikon”/ Noka “zapton” foltoren, Nikolla e përjashton nga Kuvendi (VIDEO)

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca e Kuvendit deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Noka për minuta të tëra “zaptoi” foltore, duke mos lejuar vazhdimin normal të seancës së sotme plenare.

Deputeti i PD, përvecse bllokoi foltoren, bënte edhe zhurmuesin duke goditur me dorë foltoren gjatë kohës kur Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca fliste nga vendi.

Nikalla u shpreh se është turp për këdo që e shikon dhe se sipas nenit 65, pika 1, u mor masa për përjashtimin e deputetit./albeu.com