Digjen mbi 500 rrënjë ullinj në Fier
Kodrat e fshatit Petovë në njësinë administrative Mbrostar të Fierit janë përfshirë nga zjarri.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se mbi 500 rrënjë ullinj janë djegur, ndërsa flakët po përhapen duke u favorizuar nga era.

Forcat zjarrfikëseFierit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Shtuar më 15/09/2019, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori