Nuk ka marrëveshje–Lëvizja
Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk kanë arritur që të merren vesh që të nënshkruajnë koalicionin për bashkëqeverisje.
Këtë e ka bërë të ditur
kryetari i
Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoje që e ka postuar në Facebook.
“Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë VETËVENDOSJE!. Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse VETËVENDOSJE! dy nënkryetarë të Kuvendit”, bëjnë të ditur nga VV-ja.
Gjithashtu, Kurti ka kërkuar që çështja e presidentit të lihet për më vonë. Mirëpo, nëse këta insistojnë në këtë post, të ju shtohet një ministri e ajo të jetë MPB-ja.
“ Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i
Vetëvendosje!”, ka bërë të ditur Kurti.
Lideri i VV-së ka folur edhe për kërkesën e LDK’së për ndarjen e MKRS-së.
"Sipas kërkesës së LDK, MKRS ndahet, me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq, Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete", ka thënë ai.
Shtuar më 25/12/2019,
ora 18:52