Deputeti i PS, në gjendje të rëndë shëndetësore
Pëlqej
Deputeti i PS Paulin Sterkaj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë lajm jo të mirë e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ku i uron shërim sa më të shpejtë.

"Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit.

Forca mik. Jemi të gjithë me ty",- shkruan RamaFacebook. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2018, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori