Del nga rruga me zetor e bie në kanal, humb jetën 42-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Divjakë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Viktima është B.M nga fshati Këmishtaj i Divjakës.

Ai ka qenë duke drejtuar një zetor bujqësie, ku ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një kanal anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes 42-vjeçari">42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 25/06/2019, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori