Dëbimi i diplomatit, Rusia kërcënon Shqipërinë
Ministria e Jashtme e Rusisë reagon pas dëbimit të diplomatit rus nga Shqipëria.

“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha zv. Ministri i Jashtëm rus.

Të enjten, Ministria e Jashtme e vendit tonë, teksa dha lajmin për dëbimin e diplomatit Alexey Krivosheev tha se kishte kontaktuar më ambasadorin rus në Tiranë duke i shprehur atij shqetësimin për shkeljen e vazhdueshme të masave anticovid, nga ana e diplomatit të Ambasadës Ruse në vendin tonë.

Në të njëjtën kohë, Tirana zyrtare tha se shpresonte që ky vendim do të gjente mirëkuptimin e Moskës, “si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit”, ndërsa e siguroi palën ruse “për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”.

Një reagim pati mbrëmjen e së enjtes edhe Ambasada ruse në Tiranë, e cila i cilësoi të pabaza arsyet e dhëna nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dëbimin e diplomatit rus.
Shtuar më 22/01/2021, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori