Çmenduri në Fier, nëna tenton të vrasë vajzat e mitura dhe të djegë shtëpinë
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku nëna ka tentuar të mbysë në ujërat e lumit Seman dy vajzat e saj të mitura, gjashtë vjeçë secila dhe më pas të djegë shtëpinë.

Fatmirësisht ajo është arrestuar në flagrancë nga policia.

Burime zyrtare bëjnë e dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:

Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t'i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "Vrasja për shkak të rrethanave familjare" e mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.
Shtuar më 14/08/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori