Një
operacion anti-drogë është zhvilliuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.
Forca të shumta policie por edhe Forcat Speciale FNSH, kanë "blinduar" zonën pas dyshimeve se një automjet ishte i mbushur me drogë.
Sipas të dhënave të fundit
policia ka ndaluar një furgon, ku në të është
gjetur një sasi e madhe droge dhe janë arrestuar 3 persona.
Ndërkohë ende nuk dihet sasia e drogës, e cila është bllokuar.
Policia e Shtetit pritet që në vijim të japë detaje për këtë
operacion. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2018,
ora 11:51