Çahet sistemi i ngrohjes në shkollë, përfundojnë me urgjencë në spital 4 nxënës
Sistemi i ngrohjes në një shkollë në Tiranë ka pësuar probleme dhe si pasojë është bërë evakuuimi i nxënësve.

4 prej tre, janë dërguar në spital ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithashtu  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.
Shtuar më 20/01/2021, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori