Aksident në Tiranë, përmbyset autobusi, 3 të plagosur

Një autobus ka dalë nga rruga pasditen e sotme në Tiranë pranë zonës së Saukut, pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, pasi është përplasur me një makinë.

Nga aksidenti dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, por jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/


Shtuar 26.03.2023 15:54