Bllokohet anija ruse në Durrës
Një anije ruse me grurë është bllokuar në portin e Durrësit. Anija është bllokuar me vendim të gjykatës së Durrësit dhe vijon që të qëndrojë në radë prej datës 31 gusht.

Anija e bllokuar është "SV.Georgiy Pobedonosets", ndërsa ishte nisur në datë 22 gusht nga porti rus i Volgodonsk me destinacion Shqipërinë.

Në Shqipëri ka mbërritur në datë 31 gusht, por është bllokuar pasi pala dërguese nuk ka rënë dakord me palën pritëse për cështjen financiare.
Shtuar më 20/09/2019, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori