Bie nga pallati, 47-vjeçari gjen vdekjen
Sipas një njoftimi të Policisë së Lushnjes, një 47-vjeçar me inicialet V.K, dyshohet se është hedhur nga parmakët e shkallëve të një pallati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante dhe kurohej nga sëmundja e depresionit.

Ndërsa nga ana tjetër, blutë e Lushnjes nuk njoftojnë për gjendjen shëndetësore të 47-vjeçarit.

Personi në fjalë është shtetasi Vegim Kollazi. Ndërkohë pas interesimit të tone pranë Policisë, mësohet se 47-vjeçari fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një lartësi në shkallët e një pallati.

Njoftimi fillestar i Policisë:

Sot rreth orës 18:45, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje, dyshohet se është hedhur nga parmakët e shkallëve të një pallati shtetasi V.K, 47 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante dhe kurohej nga sëmundja e depresionit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 16/08/2019, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori