Auto Moto Parku i parë në Shqipëri, Rama: Në të ardhmen mund të zhvillohen gara Formula 1 në Elbasan

“Në të ardhmen mund të kemi edhe një garë të Formula 1 në Shqipëri”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, ditën e sotme gjatë fjalës së tij në konkursin ndërkombëtar të projektit “Auto Moto Park Albania” që do të ndërtohet në Krastë të Elbasanit.

5 studiot më të mira të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar.

Rama tha se Projekti i Auto Moto Parkut do të hapë një epokë të re për Elbasanin dhe Shqipërinë.
Projekti do të hapë vende punë të mirëaguara. Gjthashtu kryeministri nuk përjashtoi opsionin që në vendin tonë të zhvillohen gara Formula 1 në një të ardhme.

“Ky projekt i hap rrugë dhe një tjetër fronti të punësimit cilësor. Jo thjesht vende pune por vende pune të mirëpaguara, teknologji e lartë dhe padiskutim dhe mundësira dhe horizonte të reja për gjeneratën e re. Ky projekt është fryti i këtij frymëzimi për të cilin fola dhe jam i bindur se do ta realizojmë duke bashkuar të gjitha forcat. Siç shumë gjëra deri dje na dukeshin të pamundura tani janë në rrugën që po bëhen të mundura. Edhe ajo që dukej e pamundur që në Shqipëri të kishim një garë të F1, e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur”, tha Rama./albeu.com/