Basha: Shqipëria sot mori lajmin e hidhur
Kryetari i PD-së në një dalje urgjente për median i bëri thirrje shqiptarëve të mos gënjehen nga propaganda e Edi Ramës

"Sot Shqipërisë iu mohua hapja e negociatave. Është lajm i hidhur për shqiptarët. Më i rëndë është fakti se sot ne shqitparëve po na vihet në dyshim aftësia për të jetuar si europianë. Propaganda e Ramës do përpiqet ta mohojë dhe më pas tia vërë fajin të tjerëve. Do fajësojë Europën dhe opozitën, por nuk do të fajësojë veten. Mos u gënjeni nga propaganda e tij,. Ka vetëm një përgjegjës, Edi Rama dhe qeveria e tij, korrupsioni dhe krimi"

Basha tha se një nga arsyet pse e keqja te ne përsëritet është se nuk reflektojmë për të.

Basha: Mungesa e reflektimit, humbja e busullës morale e kanë normalizuar të keqen mes nesh dhe e ka vrarë reagimin ndaj saj. Nëse nuk do të reagojmë tani e keqja do të sundojë mbi këdo në politikë, ekonomi, shoqëri, rrugë dhe shtëpi. Kjo gjendje nuk duhet dhe nuk do të kalojë pa një ndryshim të thellë. Zgjidhja e vetme është ndëshkim përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe kriminelevë duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani.

Basha deklaroi se nga kriza politike nuk mund të dilet duke ruajtur pandëshkueshmërinë. Ai tha se kthimi në normalitetin politik kalon nga dhomat e burgut për politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar.
Shtuar më 18/06/2019, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori