Basha: PD djeg të gjitha mandate
Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një deklarate për mediet këtë të dielë, djegien e mandateve parlamentare të opozitës.

“Ju kërkoni dhe prisni që ne t’i prijmë ndryshimit. ne kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale por përballë nuk kemi një parti politike, një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët, për ballë kemi një bandë.
Duke iu falënderuar për besimin e demonstruar dje ju siguroj se kam dëgjuar dhe kuptuar mesazhin tuaj. Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti.
Ndaj unë jam sot këtu për tju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur ti propozoj grupit parlamentar djegien e mandatave parlamentare” ka deklarua Basha./albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori