“Nuk ka dhimbje më të madhe se sa të largohesh”, Boçi: Misioni ynë krijimi i kushteve për të rinjtë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka deklaruar ditën e sotme se misioni kryesor i forcës politike që ai përfaqëson është krijimi i kushteve që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi thekson se ky mission nuk kërkon vetëm fjalë, por projekte dhe mbështetje reale.

Boçi: Misioni kryesor pas 14 majit mbetet, krijimi i kushteve që të rinjtë, studentët, çiftet e reja të mos shohin si të vetmen mundësi për të pasur një ardhme të mirë, largimin nga Elbasani! Kjo nuk bëhet me fjalë! Kjo kërkon projekte dhe mbështetje reale! Rinia e do dhe do ta votojë ndryshimin! Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin.

Më tej ai shton se nuk ka dhimbje më të madhe se sa të lërgohesh dhe mos të kthehesh më në Atdhe.

Boçi: Nuk ka dhimbje më të madhe se sa të largohesh dhe mos kthehesh më. Një pjesë e jona që ka ikur, e ka marrë vendimin për mos u kthyer më, ne duhet t’i krijojmë gjithë hapësirat që ata të rikthehen.

Boçi e cilësoi rininë si pjesën më vitale dhe tha se duhet të përpiqemi që mos largohen.

/Albeu.com/

 


Shtuar 10.05.2023 20:38