E FUNDIT/ Babai i Stresit padit Taulant Ballën
Taulant Balla do të jetë i paditur për shpifje në gjykatë nga babai i këngëtarit Arkimed Lusha, Sali Lusha.

Balla ka shkuar vetë disa herë në gjykatë për të paditur të tjerët për shpifje, por duket se tashmë do të jetë vetë i paditur për të njëjtën gjë.

Në padinë e bërë Sali Lushaj kërkon dy milionë lekë dëmshpërblim nga Balla.

Deklarata e Balles ndaj Lushajt, u be teksa ne nje prononcim ne emisionin “Opinion” pas daljes se pergjimeve per ceshtjen “Babale”, ku ishte perfshire edhe Sali Lushaj deklaroi:

“Nuk ka asnjë akuzë që vjen përveçse nga Lulzim Basha dhe një person nga i cili marr akuza për 13 vite, që ka bërë edhe detyrën e ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berisha.

Kërkova të ndërhyj në emisionin tënd për të sqaruar opinionin publik. Më vjen keq që dhe ju nuk e keni verifikuar, po dy numrat e telefonit që ju publikuat janë të personave anëtarë të bandësSali Berishës.

Anëtar i bandësSali Berishës quhet Sali Lushaj dhe anëtar i bandësSali Berishës, Avdyl Xhomataj. Tani nëse dhe mua më bëni anëtarbandësSali Berishës.
Shtuar më 16/10/2018, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori