Atentat dy shqiptarëve në Athinë, ka lidhje me tensionet e Bularatit?
Pëlqej
Dy shqiptarë janë qëlluar me armë gjatë mbrëmjes së djeshme në Athinë duke i shpëtuar për mrekulli vdekjes.

Ndaj tyre është qëlluar më armë zjarri automatike nga persona ende të paidentifikuar në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou.

Dy shqiptarët ishin në makinë, ndërkohë që autorët e sulmit ndaj tyre ishin në motor, ç'ka bën të duket si një atentat i mirë organizuar.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të plagosur, por vetëm panik tek kalimtarët dhe njerëzit e pranishëm.

Njëri nga shqiptarët që ndodhej në makinë, sipas medieve greke ishte pronari i një lokali në Liosia, shkruan Protothema.gr.

Nuk dihet nëse ngjarja ka prapavijë tensionet e këtyre ditëve me grupet ekstremiste greke apo është thjesht çështje pazaresh të prishura.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen identitetet e shqiptarëve apo të atyre që i qëlluan me armë zjarri.
Shtuar më 12/11/2018, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori