Arrestohet personi i pestë për grabitjen në Rinas
Një tjetër person është arrestuar në lidhje me grabitjen në Rinas.

Ngjarja është në zhvillim dhe nuk dihen ende detaje mbi identitetin dhe përfshirjen e tij në këtë ngjarje, megjithatë tashmë numri total i të arrestuarëve për grabitjen ka shkuar në pesë.

Policia njofton se është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje ku thuhet se u grabitën 6.5 milion euro.

Dy ditë më parë Policia bëri ndalimin e katër personave 3 prej të cilëve në qytetin e Elbasanit dhe njëri nga Fushë-Kruja.

Njoftimi i policisë
Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë
Shtuar më 23/04/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori