Arrestohen katër persona, mes tyre një pjesëmarrës në grabitje
Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në datën 9 Prill në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.

Pasditen e sotme janë ushtruar kontrolle të imtësishmë në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës.

Policia dhe Prokuroria nuk kanë dhënë detaje për personat e arrestuar.
Shtuar më 21/04/2019, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori