Panë derbin "El Classico" me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda kërkojnë burg për 3 gjyqtarët e Durrësit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për 3
gjyqtarët e Durrësit që akuzohen për
korrupsion.
Bëhet fjalë për Kliton Spahiun, Petraq Dhimitrin dhe Petrit Çenon, të cilët akuzohen se kanë dalë jashtë vendit me paratë e një biznesmeni.
Krimet e Rënda kanë kërkuar nga 3.5 vite
burg për Spahiun dhe Dhimitrin, ndërsa për Çenin kërkuan 3 vite heqje lirie.
Organi i akuzës nuk ka kursyer as biznesmenin Namik Sadikun, për të cilin kanë kërkuar
burg për 2 vite.
Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.
Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë.
Shtuar më 11/09/2019,
ora 14:00