Frika e trazirave, anulohet seanca e Kuvendit
Aksion në Tiranë, 13 të arrestuar dhe 12 në kërkim
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për disa persona, të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH-së.

Në total janë lëshuar 25 urdhërndalime, për 25 personat që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive, që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhërndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Prokuroria thekson se do të vijojë hetimet për identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve përfituese nga kjo skemë mashtruese.
Shtuar më 17/01/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori