Aksidentoi gruan në Tiranë, Ilda Bejlerit i sekuestrohet makina
Ditën e djeshme moderatorja Ilda bejleri ka aksidentuar me makinë një 63 vjeçare e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka dhënë informacionin përfundimtar në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Tiranë.

vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se:

vijimveprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe.

Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Shtuar më 13/02/2020, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori