Rezultoi milionere duke mbledhur kanaçe, flet për herë të parë “boss-ja” e Inceneratorëve

Gruaja e cila figuronte si pronare e një kompanie të lidhur me inceneratorët, Merita Hajdari, ka folur për herë të parë për mediat.

Hajdari e cila rezultoi pronare e një kompanie fiktive të lidhur me inceneratorët tashmë kërkon pronësinë e kësaj kompanie.

Ajo u shpreh për Neës 24 se për të siguruar jetesën mbledh kanaçe dhe punon pastruese në pallatin ku jeton një deputet.

Merita shtoi se kartën e identitetit e ka bërë kur ishin zgjedhjet ndërsa më parë ajo i kishte humbur në autobus.

“Të më japin këto biznese të rregulloj dhe unë fëmijët. Dua drejtësi nga shteti se kam dalë në gjithë botën. Mbledhim problemet tona. Me hallet tona dhe në qafë shtetit nuk i kam rënë. Kam pasur mbledhur kanaçe, tani punoj në fruta perimet, shkoj laj pallatet të këto deputetët, pastroj pallate. Punoj dhe pastruese, gjysmë ore.

Punë të zezë pa licenca pa gjë. Nuk më merr njeri në punë mua se unë jam sakate nuk i komandoj dot duart. Kam 13 me astmë. Tani ma kanë bërë invaliditetin. Ma hoqën edhe ndihmën ekonomike. Unë kërkoj drejtësinë time dhe të më ndihmoj shteti me këto probleme. Dua drejtësi kush m’i ka bërë këtë. A m’i ka hedhur mua këto biznese, le të m’i japë këto biznese. Më vjen turp të dalë rrugës.

Kur janë bërë votimet kartën ma ka bërë shteti. Kam marrë kartën te gjendja civilë. Kartën e vjetër ka vite që ma kanë vjedhur në autobus. Nuk i njoh këta persona fare kush janë. Edhe në bashki që kam shkuar për punën e strehimit. Nuk kam shkuar në zyra të tjera”, tha Merita Hajdari.