Aksidenti i merr jetën një 35-vjeçareje në Fushë-Krujë
foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak minutash në fshatin Larushk të Fushëkrujës.

Një makinë që drejtohej nga një vajzë rreth 35 vjeçe është përplasur me një shtyllë e për pasoje ka gjetur vdekjen shoferja.

Vajza e cila ka humbur jetën është ende e pa identifikuar pasi nuk ka mjet identifikimi me vete.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa trupi i vajzës së re është dërguar në morg.
Shtuar më 22/02/2019, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori