Aksident i frikshëm në Turqi, 2 të vdekur dhe 6 të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Balıkesir-Manisa në Turqi, kur një makinë goditi nga pas një kamion.

Për pasojë dy persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa 6 te tjerë janë lënduar rëndë.

Në vendin e ngjarjes shkuan ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit, për të nxjerrë trupat e viktimave, pasi automjeti ishte dëmtuar shumë rëndë. Policia po heton rrethanat e aksidentit./albeu.com/