Aksident me një të vdekur dhe një të plagosur në Shkodër
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Koplikut.

Sipas informacioneve të policisë në aksident janë përfshirë dy automjete.

"Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip "Benz" është përplasur me mjetin "Volkswagen" për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip"Benz" si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe", sqaron policia.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 15/03/2019, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori