Aksident me dy të vdekur në Durrës
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në Durrës pak minuta më parë.

Sipas informacioneve paraprake një makinë mësohet se ka përplasur për vdekje dy këmbësorë.

Përkatësisht aksidenti ka ndodhur tek rruga e re e Kënetës, ndërsa viktimat mësohen se kanë qënë dy grua tw cilat sapo kishin zbritur nga autobusi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimave. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjetit.

Shtuar më 12/01/2019, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori