Aksident i rëndë në Lushnje, vdesin 2 persona
Një aksident i rëndë me pasojë 2 viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:20, në fshatin Savër. Një automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Idajet Toshkëllari, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Idajet Toshkëllari dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë. Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Shtuar më 21/08/2019, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori