Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas këmbësorin
Një tjetër ngjarje sapo ka ndodhur në Durrës ku mësohet se një kalimtar teksa po kalonte rrugën tek vendi i "varrezat e vjetra" është përplasur nga një makinë ku ka marrë dhe plagë të rënda!

I aksidentuari rreth moshës 49-vjeç është shoqëruar drejt spitalit ku po merr dhe ndihmën e parë nga mjekët.

Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e makinës dhe po punohet për shkaqet e ngjarjes dhe rrethanat.

Pak minuta më parë u raportuar për Faxweb.al se një turist i huaj kishte rënë nga 10 metra lartësi të Veliera në Durrës, e për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e këtij qyteti.
Shtuar më 21/08/2019, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori