Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Korçë-Pogradec si pasojë e të cilit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Mesohet se mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal ndërsa dy të plagosurit janë nxjerr nga makina dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nga burimet mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë të shumta ndërsa dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e lëvizjes me shpejtësi të lartë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shtuar më 22/08/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori