4 ditë para votimeve, opozita jep alarmin: Çfarë pritet të ndodhë të dielën e 30 Qershorit
Ashtu sikundër maxhoranca këmbënguli, zgjedhjet do të mbahen këtë të diel, më 30 Qershor. Në anën tjetër opozita vazhdon mos pajtohet me ëtë fakt duke mbajtur rezistencë dhe duke protestuar kundër qeverisë.

Sipas burimeve mësohet se ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”-bejne me dije burime nga PD.

Mesohet se gjithcka do te jete ne bashkepunim me bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë.

“Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkepunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”- bejne me dije burimet.

Shtuar më 26/06/2019, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori