3 jetë për një gardh, dalin detajet e reja mbi ngjarjen e rëndë në Mat (FOTO LAJM)
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Mat, ku pas një sherri me motive pronësie kanë humbur
jetën 3 shtetas nga një familje.
Dy vëllezërit Dakuci, në Xibër Hane kanë nisur konfliktin për pronat, konflikt i cili ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe xhaxhai ka qëllua për vdekje vëllain e tij dhe djalin e vëllait të tij.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se e gjitha ngjarja ka marrë shkas nga një
gardh. Konflikti ka ndodhur rreth orës 14:00 ku Sali Dakuci u konfliktua me të vëllanë Kujtimin.
Mes debatit ka ndërhyrë edhe djali i këtij të fundit, Flogerti për të qetësuar situatën por Saliu ka qëlluar mbi të vëllanë dhe plumbat kanë kapur të riun,
vetëm 19-vjec, i cili ka ndërruar jetë rrugës për spital.
Autori pasi ka mësuar se i ka marrë
jetën vëllait dhe nipit, ka bërë aktin ekstrem ndaj vetes, duke i drejtuar armën dhe shkaktuar vetëvrasje.
Burimet konfirmojnë se sherri ka ndodhur për një
gardh ndërsa Flopgerti ishte djali i
vetëm i familjes. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2019,
ora 18:27