E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
12 mijë refugjatë sirianë do të vijnë në Shqipëri
Krizës politike që ka kapluar vendin, duket se rrezikon t’i shtohet edhe një krizë refugjatësh">refugjatësh. Sërish dëgjohen zëra për ardhje të një numri të madh refugjatësh">refugjatësh sirianë nga Turqia drejt Shqipërisë.

Ka qenë vetë drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Idajet Hoxha, i cili në një takim në prefekturë pohoi se, fluksi i refugjatëve ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit.

Sipas tij, vetëm në dy ditë kanë hyrë nga Kakavija 65 refugjatë të cilët janë dërguar drejt qendrës së pritjes në Tiranë.

Kryekufitari i Gjirokastrës pohoi se pritet një fluks në rritje refugjatësh">refugjatësh drejt kufirit shqiptar.

Ai tha se sikur vetëm 10% e sasisë së raportuar nga burime të pakonfirmuara të hynte në territorin tonë, do ta fuste Shqipërinë në emergjencë kombëtare pasi ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme pritëse për një fluks kaq të madh refugjatësh">refugjatësh.

Sipas News 24, situata ka shqetësuar edhe shtetin grek pasi karvani që besohet se kap shifrën e mbi 12 mijë njerëzve e që do niset nga Turqia, do të kalojë në Greqi dhe Shqipëri.
Shtuar më 03/04/2019, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori