10 ton drogë, RENEA blindon Vlorën
Gjashtë të arrestuar janë deri më tani nga operacioni i madh i RENEA-s në bashkëpunim me forcat Guardia di Finanza italiane në qytetin e Vlorës.

Mësohet se të arrestuarit janë Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj.

Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.

Mësohet se aksioni është duke u zhvilluar njëkohësisht edhe në Itali për të shkatërruar grupin e shqiptarëve dhe italianëve që dyshohet se gjatë viteve të fundit kanë trafikuar 10 ton drogë drejt Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori