E frikshme, një stuhi-uragan po vjen me gjithë forcën drejt Mesdheut
Një stuhi e fuqishme dhe e rrallë pritet të godasë Mesdheun Lindor këtë fundjavë. Stuhia hibride, gjithashtu e njohur si “Medicane” (Mesdhetare + uragan, në ang. Mediterranean + hurricane), ka tipare të ngjashme me uraganët dhe tajfunët.

Sipas një studimi të publikuar në 2011-n, në vit ndodhin vetëm një ose dy “Medicane”. Këto lloje stuhish të fuqishme janë më të zakonta në shtator dhe tetor, kur temperatura e sipërfaqeve të deteve janë ende të ngrohta. Sidoqoftë, “Medicane-t” mund të ndodhin kurdoherë.

Para pak ditësh, stuhia në fjalë shkaktoi përmbytje të papritura në Tunizi dhe Libi. Për momentin po lëviz në Mesdhe, drejt Europës.

Teksa ndodhet mbi det, stuhia do të marrë trajtat e një uragani, si erëra të forta dhe një sy në qendër.

Mund të shihni një video të shkurtër të stuhisë në lëvizje duke klikuar këtu.

Pritet që stuhia të lëvizë ngadalë drejt Kretës dhe Greqisë jugore këtë të shtunë. Të dielën, me më shumë shpejtësi, stuhia do t’i drejtohet Turqisë perëndimore shkruan CNN.

Zona të Greqisë dhe Turqisë do të kenë reshje të bollshme shiu dhe erëra të forta.

Fatmirësisht, “Medicane” do të shuhet shpejt dhe nuk do të qëndrojë gjatë në Europën juglindore, që do të thotë se përmbytjet do të jenë të pakta.
Shtuar më 29/09/2018, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori