E eliminuan në sy të së shoqes, arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Ahmet Toskës
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës, ngjarje e ndodhur kjo në
Fier, në 26 Tetor të këtij viti.
Toska u qëllua në kokë teksa ishte duke shoqëruar gruan e tij për në vendin e punës, ndërsa u tha se ishte pa precedentë të mëparshëm penalë.
Autori i dyshuar sipas policisë është
shtetasi Fatmir Hoxhaj, 52-vjeç, ndërsa mbetet ende mister arsyeja që ka çuar në këtë krim të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Kapet dhe ndalohet
autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen “
Sheq i madh”
Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri
shtetasi A. T.
Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP
Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “
Sheq i madh”,
Fier është vrarë me armë zjarri
shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar: F. H., 52 vjeç, banues në
Fier.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtuar më 15/11/2020,
ora 09:25