Azia Jugore shifra rekord të vajzave që martohen në moshë të vogël

Azia Jugore ka numrin më të madh të vajzave minorene që martohen pa dëshirën e tyre, pasi për shkak të vështirësive ekonomike dhe mbylljes së shkollave nga pandemia e Covid i detyroi familjet të martonin vajzat e tyre, sipas vlerësimeve të reja të Unicef-it të publikuara sot.

Në rajon ka 290 milionë vajza që u detyruan të martohen, një përqindje që korrespondon me 45% të totalit në mbarë botën, vë në dukje Unicef. Organizata bën thirrje që ky fenomen të mos anagsjalohet në mënyrë që të gjendet një zgjedhje për të reduktuar numrin e madh të vazjave që martohen pa dëshirën e tyre.

“Fakti që Azia Jugore ka përqindjen më të lartë në botë të vajzave që martohen është tragjike”, tha Noala Skinner, drejtoresha rajonale e Unicef-it për Azinë.

“Martesa në moshë të vogël përjashton vajzat nga arsimimi, vë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e tyre dhe minon të ardhmen e tyre”, shtoi ajo.

Hulumtimi i ri i Unicef-it, i cili përfshint dëshmi dhe intervista me njerëz në 16 rajone të Bangladeshit, Indisë dhe Nepalit, arriti në përfundimin se shumë prindër e shihnin martesën si opsionin më të mirë për vajzat e tyre.

Mosha ligjore e martesës për gratë është 20 vjeç në Nepal, 18 në Indi , Sri Lanka dhe Bangladesh dhe 16 në Afganistan. Në Pakistan, mosha ligjore për martesë është 18 vjeç, me përjashtim të provincës Sindh , ku është 16 vjeç.

Studimi i agjencisë së OKB-së zbuloi gjithashtu se familjet që kishin vështirësi financiare u detyruan të martonin vajzat e tyre në moshë të re gjatë pandemisë për të ulur koston e jetesës./albeu.com/