Me shembje në kokë e trup, mësohet gjendja e adoleshentëve që u përfshinë në aksidentin tragjik
E diela u kthye në mort. Tre 17 vjeccarë humbën jetën ditën e djeshme pasi u përfshinë në aksidente automobilistike.

Aksidenti i parë ishte ai pak pas mesnate, ku 5 adoleshente teksa po ktheheshin nga ditëlindja kanë dalë nga rruga duke shënuar 2 viktima.

3 të tjerët, mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën por kanë marrë shembje në kokë dhe trup.

Sipas policisë, shkak ka qenë lagështia e madhe e rrugës. Drejtuesi i makinës, 18- vjeçari Françesk Shaba, humbi kontrollin e mjetit dhe pasi doli nga rruga, u përplas në një pemë. Ndërkohë, mësohet se pas aksidentit, i riu ka dalë nga makina edhe ka ecur për pak metra, pastaj ka rënë pa ndenja.

Denada Tarja dhe Suada Serani humben jeten ne vend. Tre adoleshentët që arritën t’i shpëtonin aksidentit, janë transportuar direkt për në spital ku morën ndihmën e parë, ndërsa familjet e 2 të rejave që humbën jetën, kanë hapur dje dyert e mortit.

Ndërkohë rreth orës 22:00 një tjetër aksident u shënua pranë TEG-ut. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, por në aksident kanë mbetur 3 persona të lënduar ndërsa një 17-vjecar ka ndërruar jetë.

Fatmirësisht 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/


Shtuar më 11/11/2019, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori