E diela pa makina deri në 2021, Rama tregon nismën e re (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit që pati ditën e sotme me qytetarët nëpërmjet rrjetit social Facebook, deklaroi se nga tetori i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021, nuk do të lejohen makinat të dielave.

Me një shënim në facebook, Rama thekson sërish marrjen e kësaj nisme, ndërsa thotë se kjo do të bëhet për të ruajtur ajrin e pastër.

“Nga tetori i 2020 deri ne mars 2021 nuk do te lejohen makinat te dielave per te ruajtur ajrin e paster”. S’e beson? Ja degjoje vete. Ne minuten 11.30“, shkruan Rama.

“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve e orareve në Tiranë dhe në qytetet tona, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela, për tu rikthyer pas sezonit të verës, çdo të dielë minimalisht, nga tetori dhe deri marsin e ardhëm. Si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit“, tha kryeministri. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2020, ora 21:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori