E dhunuan barbarisht në Lezhë, mjeku ka thyerje të kockave në fytyrë
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në spitalin e Lezhës ku mjeku dermatolog, Zef Doda është dhunuar nga një 24 vjeçar.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se 24-vjeçari me iniciale E.Ll ka goditur me sende të forta mjekun duke i shkaktuar dwmtime nw fytyrw.

Mjeku i dhunuar sot në qytetin e Lezhës do të mbahet në terapi në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Burime pranë QSUT bëjnë të ditur se pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.

Po ashtu mësohet se ai do t’i nënshtrohet terapisë për këto dëmtime që ka marrë në fytyrë. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori