Shuhet në aksident ajror ikona e basketbollit Kobe Brayant (FOTO LAJM)
E dhimbshme, Olsi 10 vjeç me tumor kërkon shërim e shtëpi pas tërmetit
Babai i tyre ra pre e një mashtrimi pak javë më parë, ku dikush i kërkoi para për ti kuruar të birin në Suedi, por kur takimi ndodhi, personi i mori paratë dhe u zhduk duke e lënë mes katër rrugëve.

Prej 26 nëntorit, Tatjana dhe 4 fëmijët e saj, flenë në këtë magazinë.

Tërmeti dëmtoi shtëpinë e familjes Laçi në Borizanë të Krujës.

Por shtëpia nuk është halli më i madh i tyre. Djali 10 vjeçar i tyre, është me tumor në kokë.

“Kam një fëmijë të sëmurë, është me kist në tru, dhe me tumor në zorrë të fshehtë”, thotë nëna e tij.

Të vegjlit e shtëpisë janë nisur për në shkollë, por kthehen sapo mësojnë se një televizion ka mbërritur në shtëpinë e tyre.

Esiona Konomi: Olsi, a pi ilaçe?

Olsi: Po shumë.

Esiona Konomi: Çfarë dëshirë ke?

Olsi: Të shërohem dhe të bëj nënën time të lumtur.

Motra e 10 vjeçarit: Që e kam vëllain e sëmurë, unë e ndjej. I ndjej dhimbjet që ka, e di si sillet kur ka dhimbje, dua që vëllai im të shërohet.

Nëna e Olsit: Ne të vështirë e patëm jetën, edhe rasti i burrit, edhe rasti i djalit. Por ky tërmeti që ra na e bëri edhe më të vështirë. I kërkojmë shtetit të na ndihmojë.

Burri i shtëpisë mungon. Ai ra pre e një mashtrimi pak javë më parë. Dikush në emër të një shoqate bamirësie, ju kërkoi para në Suedi, gjoja, për të kuruar Olsin.

Dikush i tha burrit që do marrësh me vete më tepër se 2 mijë euro. Ne në pamundësi, trokitëm derë me derë dhe i siguruam 2 mijë euro, na i dhanë njerëzit. Kur burri mbërriti në Suedi, ja kanë marrë me gjithë portofol me diskun e dokumentat e spitalit që ka patur në Gjermani. Bashkëshorti thotë që, të shikoj mos gjen ndonjë punë e të punoj, të paktën të laj borxhet që kemi marrë, se na trokasin e na vijnë borxhlinjtë te shtëpia”.

Vogëlushi e do fort shkollën. Ai dhe motrat tashmë studiojnë në Thumanë pasi tërmeti shkatërroi shkollën e Borizanës. Ne e çuam deri në oborr, pasi Olsi nuk pranoi kurrsesi të humbiste ditën e mësimit./abcnews.al
Shtuar më 15/12/2019, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori