E dhimbshme, momenti kur familjarët e aktores që u zhduk vizitojnë liqenin (FOTO LAJM)

Aktorja amerikane, Naya Rivera është zhdukur ditën e mërkurë, pasi kishte shkuar për një shëtitje me varkë vetëm me të birin 4-vjeçar.

Ai u gjet në gjumë në varkë me jelekun e shpëtimit veshur, kurse një jelek të rriturish u gjet në bord, që tregonte se aktorja nuk e kishte veshur kur është hedhur në liqen.

I vogli tha se ai me nënën e tij u hodhën në ujë dhe më pas ai u rikthye në varkë kurse e ëma jo.

Familja e aktores Naya Rivera e kaloi pothuajse gjithë ditën në liqenin Piru, ku 33-vjeçarja, vajza e tyre humbi gjurmët 4 ditë më parë.

Pamjet prekëse ku i ati, e ëma, i vëllai, ish-bashkëshorti dhe një pjesë tjetër e familjes mbërrijnë në liqen po bëjnë xhiron e rrjetit. Familja I ka qëndruar pranë njëri tjetrin në mometin e vështirë.

I ati i aktores, George Rivera, sapo mbërriti vrapoi drejt liqenit në një moment emocionues kur dukej se po kërkonte të bijën.

Edhe e ëma e Naya-s u pa e gjunjëzuar në një moment dëshpërimi, ndërkohë që kërkimet për të bijën janë në ditën e katërt dhe shpresat se mund të jetë gjallë janë shuar.

Shtuar më 14/07/2020, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori